Editorial

Lumi Vjosa dhe adhuruesit shqiptarë të Tsiprasit

artur zhejiNga Artur Zheji

Rezonanca e nostalgjikëve të së majtës duket e ringjallur, në formën e vet më entuziaste, pavarësisht nuancave të trishtme, sepse dukuria Tsipras duket në rënie, pa fituar ende lartësinë e duhur. Por gjithsesi, lexojmë lloj-lloj fishekzjarrësh tsipramane, që kanë, poshtë përsiatjeve emocionale, nënshkrime emrash jo të papërfillshëm. Tanimë edhe profesor Qosja, me përdëllim marksist, vendos edhe ai një tullë në kultin shqiptar të djaloshit nga Athina.



Ndërkohë që iluzioni i Tsiprasit në vendlindjen e tij po shkrihet me shpejtësi marramendëse, shqiptarët e avashtë dhe të painformuar vazhdojnë të kurojnë dilemat e tyre personale simbas modelit të frazës migjeniane, te Recital i Malësorit: “O, si nuk kam një grusht të fortë, t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët, n’agoni të përdihet si vigan i vramë”.

Dhe duket sikur në dell të fantazisë së tyre vetë përfytyrohen si Tsiprasi i mitizuar, dhe me një Grusht të Fortë të hedhin tej” Përbindëshin e Korruptuar panshqiptar”.

Por duket, ndonëse nuk shkruhet se fantazia merr flakë më tej. Pikërisht, në kraterin e mbetur bosh nga “Përbindëshi” apo “Përbindëshat” e rrokullisur, falë Grushtit të Fortë imagjinar migjenian, në atë krater pra, të përgjakur dhe ku ulërimat mëshirëkërkuese të të rrokullisurve lypin mëshirë, ngrihet sakaq Poltrona e Lartë Morale, e tsiprallinjve shqiptarë.

Tek e dëgjoja këtë edhe nga Qosja, por tek shikoja ndërkohë Sazan Gurin në dyert e Hotel Sheratonit që kujiste si i plagosur, që Shqipërisë po i zhvasin përpara syve apo nën hundën adhuruese të tsiprallinjve një lumë, një Lumë, që lind dhe derdhet në toka të hershme Ilire e shqiptare, thashë të bërtas edhe unë në këtë shkrim.

Si Sazani!

“Nemo propheta in patria!” nuk bëhesh dot Profet në Atdheun tënd, thotë me të drejtë latini, e aq më tepër në një vend si i yni. Por tek lexova me një vëmendje të posaçme shkrimin studimor të profesor Ksenofon Krisafit, artikull serioz e i dokumentuar  me argumente dhe fakte të stivosura me logjikë të ftohtë, duartrokita pa komplekse, Ksenofonin dhe Sazanin dhe atë grusht shqiptarësh të mirë që ishin me të, në këmbë dhe në shi. Ndërkohë Udhëheqja, as edhe ndalonte, si e kanë zakon së paku në Perëndim të Majtët, që ndalen e flasin me protestuesit, për të përshëndetur ata pak shqiptarë të mirë. Të mirë dhe esëll fare.

Ndërsa këta tsiprallinjtë shqiptarë, që me sa duket as që duan ta dinë ç’do të thotë për Atdheun të humbasë një Lumë si Vjosa, m’u rishfaqën në dekorin e këtij paradoksi plot kontrast, të zbehtë dhe pa lidhje. U këshilloj këtyre nostalgjikëve elokuentë të lexojnë së paku shkrimtarin e madh Manolis Glezias dhe zhgënjimin e tij të madh e të shkruar ditë më parë. Ku distancohet si pjesë e pafajshme e “Gënjeshtrës” mrekullibërëse së Syriza-s, kur ndoshta dihej se rruga e presionit ndërkombëtar ishte një rrugë e pamundur.

Tsipras, përpos ngjarjeve më të fundit helene që e shohin pra atë, në një zbehje të parakohshme, (por nuk dua të hyj në analizën e tyre, sepse grekët i qajnë vetë e për mrekulli hallet e tyre), Tsipras pra, shfaq hapur një “valencë” patriotike e grekdashurie të paparë e të pafshehur. Sigurisht, ai ka përdorur një artileri të rëndë në atë që mund të quajmë “Patriotizëm social”, e thënë më shkoqur, në përpjekjen e deklamuar të deritashme për të larguar “hajdutët e Greqisë, nga qeverisja e Greqisë!”.

Për këtë deklamim dhe platformë mori një lumë votash. Por njëkohësisht Tsipras, në disa segmente të deklarimeve të tija gjeopolitike,“patriotizmin” e tij të përflakur e shtrin, deri më tash me pathos, edhe ndaj Shqipërisë së vogël e çalamane.

Është deklaruar dhe shprehur për një strategji të ashpër, në “Çështjen e kufijve detarë Shqipëri-Greqi”, duke premtuar një politikë të jashtme të ashpër dhe agresive në këtë drejtim. Sepse ai nuk harron dhe ka mbi tavolinë të dhëna të sakta, mbi burimet gaz dhe naftëmbajtëse, që fsheh deti në këto ujëra kufitare.

Nuk ka thënë asnjë fjalë të mirë perspektive për ndonjë njohje të Republikës së Kosovës, aspak ndryshe pra nga qeveritarët pararendës apo “hajdutët” që mundi pak kohë më parë në zgjedhje, i dashur Qosja.

Dhe, me aq pak sa dimë, “qershia mbi tortë” po përshpejton procedurat për devijimin e rrjedhjes së Lumit Vjosa, mungesa e të cilit do të thajë për ujë të gjithë Shqipërinë e Jugut, duke sjellë mjerim dhe varfëri në atë zonë të gjerë, banuar edhe kështu nga shqiptarë të varfër.

Ndërkohë që pala greke do të ndërtojë 6 hidrocentrale, mbi ujërat që s’do të vijnë më këtej kufirit dhe ç’mbetet do ta mbledhë në një liqen të vetin.

Si nuk kanë shkruar as edhe një rresht të vetëm për këtë gjëmë, tsiprallinjtë shqiptarë? Apo u duken banale? Mirë që kemi profesor Krisafin dhe Sazan Gurin. Nuk mbetet tjetër me sa duket, për të thënë ca gjëra të thjeshta.

Të thjeshta dhe të dhimbshme shqiptare.

PasPara

11 komente

  1. Nuk e di saktesisht po me duket se kam nja 15 vjet ne blog. dhe mund te them me plot gojen, kjo gjithmone sipas gjykimit tim se jane disa autore qe ja vlen ti permend me emrae ne qofte se do ti grupoja: dhjete te paret, e nje shkalle me poshte dhjete te dytet, e keshtu me rradhe si ato qe ndajne cmimet e vlersimet. Natyrshem ne dhjecen e pare do te ishin gazetaret e dites se sotme. Sigurisht nje rrol luajne dhe preferencat e stilet ete shkruarit. Nje rrol luan kendveshtrimi e kompozimi si dhe gjuha plot ngjyra e te shkruarit. Nje rrol luan mesazhi e homazhi qe percjell te lexuesi. Po jane dhe nje pakice guximtaresh e te talentuerish qe emarrin per dore jo vetem lexuesin po ne rradhe te pare mesazhi eshte per ustallaret e politikes dhe aty ku godet mesazhi jo vetem e kritikojne po dhe i ndricojne pejzazhin politik duke ja hequr iluzionin qe livadhi me luule eshte vetem nje imazh jo vetem qe nuk ekziston po dhe na demton dhe politikes shqiptare duhet te kaloje jo ne nje lendine e korije pranverore, po ne nje terren ne me shume se 45 grade rreshqitje, plus ketu nje rruge ku pakujdesi me i vogel te ben qe te rrezohesh e te gjakosesh, plus kurthet e rruges si reliev po dhe kurthet e politikes qe rruga eshte e tille ekstra per shqiptaret. Dhe i tille eshte ky shkrim dhe shkrime te tjera te autorit Zheji. Objektiviteti e kendveshtrimi i Zhejit nuk eshte hajt c‘e qi t’omen e te shkruaj qaramance per miqte apo armiqte dhe ku direkt apo indirekt me aftesite qe ka mjegullon e del siper ujit e eshte i pranueshem vetem nga forma artistike. Jo, ky lloj objektiviteti apo mashtrimi nuk shkon per dimensionin kombetar; dhe ketu z. Zheji mban qendrim intelektuali dhe hyn i ndricuar ne polemike. Politika nuk e ka qejf memeorjen. Ore jo nuk e ka qejf po ben ceshte e mundur qe ne te mos kemi memorje kjo ne pergjthsi; po politika shqiptare eshte politike hermetike, politike jo pa memorje apo me sakte me memorje te manipuluar e pa transparece po me nje buker te padeportueshem. Fakt. Fakt lexoni Edi Ramen kur nuk ishte ne politike. Fakte lexoni Edi ramen kur ishte ne opozite. Fakt lexoni Edi ramen ne pozite. Dhe lexoni si ne nje diagrame memorjen politike! Kjo pune eshte dhe me Ben blushin e politikane te tjere te lidhur me gjyle jo vetem ne kembe. Dhe memorja jone ngelet vetem te keto intelektuale te ndricuar si modeli i z.Zheji qe ti kujtoje e ndricoje e ti thote politikes kudes: Kujdes interesat kombetare. Kujdes se faktet historike jane te tilla jo vetem ne hapsirat ndermjet epokave antike po dhe moderne e fqinjet tane na kane kafshuar e gjakosur dhe ne nuk jemi as ne lartesine e syve te barabarte te dialogut me to: ato na bejen qellimisht te vegjel vetem per zapberje…

    1. Mesoju o Zapbone qe te besh zap emocionet me vleresime subjektive te personit te cilin komenton, dhe mendimeve kontradiktore te tij.
      Jo gjithmone talenti e energjite kane patjeter kahje pozitive.
      Eshte nje e vertete e njohur qe ne kohen e Neronit.
      Edhe nje oersonalitet i shquar si Napoleon Bonabarti qe ka ndikur ne historine e gjithe Europes, eshte vleresuar per energjite e talentin e tij, ne te dy kahjet, kahun negativ e pozitiv.
      Thjeshte, kjarte e shqip e kam vleresuar kete shkrim me stilin mjeshteror gazetaresk te Zhejit, per trajtimin me realizem te temes qe trajton.
      Po kjo nuk do te thote qe kur ai ben shkrime te tjera, pak a shume te te njejtit stil mjeshteror te te shkruarit, te mos mbash qendrim kritik ndaj nje tendence te hapur si percues i interesave partiake apo politike.
      Me pelqen forma e bukur e te shpregurit te mendimit, por mbi te gjitha me terheq mbrendia realiste.
      Mund te perpiqet dikush me mjeshteri te madhe e me stil te persosur gazetaresk qe te te mbushe mendjen se e zeza eshte e bardhe, por syte e mendja e shendoshe nuk te gabojne.
      Per te qene me konkret.
      Pergezoj z.Zheji per kendveshtrimin realist me te cilen ka trajtuar temen e ketij shkrimi, por nuk mund te bie dakortd me te, se politikani me i mbare shqiptar na qenka Ilir Meta, e kjo thjeshte se ai nuk ka asnje fakt qe ta paraqese per ta vertetuar kete.

  2. I nderuar Zheji ! Respekt te pamate,mbasi pretendoj se ju njoh edhe nepermjet analizave e opinioneve,edhe si ish punonjesi juaj.Porse kurajoja juaj civile nuk ju mungon asnjehere.Ne kete shkrim ,duket se nuk e keni trajtuar si fenomen Tsiprasin e Co ,por thjesht ne frymen e patriotit e sh mire ben.Edhe ky rast ne Greqi duhet te trajtohet si fenomen,”Rrezoi” dy pushtetet familiare aty.Nderkohe ka ndodhur e ndodh edhe ne France ,Itali etj.Pata rast te degjoj e Kryeministrin tone ne Bruksel para kamerave tha pak a shume,Grillo ben drame ne rruge artistet tane ne skene.Nuk i konvenjon,fenomeni Grilo etj ,se pushtetet ne tere keto vite i kane me tapi.Mendoj qe Ju e te tjere ,kryesisht mediat mund e duhet ta trajtoje si fenomen qe te mos kete arbitraritete,nga pushtetet ne vite,,,,,.Por njekohesisht degjova edhe ish Kryeministrin ,qe e shikonte B.Blushin si Tsiprasin e ardheshem,ironi e madhe, sa komike aq edhe tragjike,kur jane ne opozite llogjikojne si ne pushtet e invers.Jo nuk munden dy anete nje medalje te bejne asgje te kesaj natyre,se duhet te dorezojne pushtetin qe aq fort e shtrengojne nderthonj ,ndaj dhe kush i mbeshtet ata ne ne keto lloj analizash pa dashur bejne lojen e tyre e venitin e ndoj mendim per tu ngjizur edhe ketu sa nuk behet vone,,,,,, Te pershendes e cdo te mire edhe nga ne.jorgaq Cyfeku Tirane

    1. A nuk do te ishte me mire o z.Cyfeku, qe ta rishkruanit kete “komentin” tuaj pasi te jeni esell e te keni pire nje kafe te forte turke, se keshtu sic keni shkruar, nuk ka burre nene ta mare vesh se per cfare ju ka zene meraku.
      Z.Zheji eshte shume i kjarte ne shkrimin e tij.
      Ngre alarmin per nje rrezik te madh qe mund ti vije Shqiperise se jugut, nese shteti grek realizon ate qe eshte perfolur, devijimin e shtratit te lumit Vjosa.
      Nga ana tjeter, thekson se ne politiken e “reformatorit” populist ekstremist majtist grek Cipras, ndonese me hipokrizine e internacionalizmit socialist, po shfaqen hapur e bile edhe me ashper tendencat nacional-shoviniste greke, ne dem te interesave te Shqiperise.
      Qe ka ndonje Qose apo ndonje Blush qe e ka per zemer ideollogjine marksiste e kjo ja dobeson zemren ne dashurine per Ciprasin, kjo do te ishte gjysma e se keqes, por problemi eshte se mos si pasoje e kesaj “dashurie” ideollogjike, vec ketyre dy marksisteve do te na dilnin edhe “marksiste” te tjere qe nga dashuria per Ciprasin, te mbyllnin syte per gllaberimin e ujrave kufitare te pasura ne nafte e gaz, apo venien e rubinetit ne Greqi te lumit Vjosa.
      Ky eshte shqetesimi qe shtron ne kete shkrim mesa kuptoj une, z. Zheji.
      Si ti, edhe komentuesi tjeter “Zapbone”, ne vend qe ti bini gjerave drejte per drejte, hallakateni me fjale te pergjitheshme e kot, pa ju afruar fare problemit.

      1. Lexoje dhe nje here Lexues…
        Nje rrol luan mesazhi e homazhi qe percjell te lexuesi. Po jane dhe nje pakice guximtaresh e te talentuerish qe e marrin per dore jo vetem lexuesin po ne rradhe te pare mesazhi eshte per ustallaret e politikes. Dhe aty ku godet mesazhi jo vetem e kritikojne, po dhe i ndricojne pejzazhin politik duke ja hequr iluzionin qe livadhi me lule eshte vetem nje imazh jo vetem qe nuk ekziston po dhe na demton; dhe politikes shqiptare i duhet te kaloje jo ne nje lendine e korije pranverore, po ne nje terren ne me shume se 45 grade rreshqitje, plus ketu nje rruge ku pakujdesi me i vogel te ben qe te rrezohesh e te gjakosesh, plus kurthet e rruges si reliev po dhe kurthet e politikes qe rruga eshte e tille ekstra per shqiptaret. Dhe i tille eshte ky shkrim dhe shkrime te tjera te autorit Zheji. Objektiviteti e kendveshtrimi i Zhejit nuk eshte hajt c‘e qi t’omen e te shkruaj qaramance per miqte apo armiqte dhe ku direkt apo indirekt me aftesite qe ka mjegullon e del siper ujit e eshte i pranueshem vetem nga forma artistike. Jo, ky lloj objektiviteti apo mashtrimi nuk shkon per dimensionin kombetar; dhe ketu z. Zheji mban qendrim intelektuali dhe hyn i ndricuar ne polemike. Politika nuk e ka qejf memeorjen. Ore jo nuk e ka qejf po ben ceshte e mundur qe ne te mos kemi memorje kjo ne pergjthsi; po politika shqiptare eshte politike hermetike, politike jo pa memorje apo me sakte me memorje te manipuluar e pa transparece po me nje buker te padeportueshem. … Kujdes interesat kombetare. Kujdes se faktet historike jane te tilla jo vetem ne hapsirat ndermjet epokave antike po dhe moderne e fqinjet tane na kane kafshuar e gjakosur dhe ne nuk jemi as ne lartesine e syve te barabarte te dialogut me to: ato na bejen qellimisht te vegjel vetem per zapberje…

  3. ineresi kombetar i politikaneve shqiptare mbaron tek interesi per xhepin e tyre.fatekeqesi eshte se gjithe politika nga te gjitha krahet dhe pjesa me e madhe ete ashtuquajtur inteligjenca shqiptare ndihen inferior ndaj fenomenit greqi ne te gjitha aspektet dhe kete kane 25 vjet qe duan ta kalojne edhe ne popullme gjithfare menyrash.neper tituj librash ne formulimin e lajmeve televizive ne shprehjet gazetareske e shume dukuri te tjera dhe te krijohet pershtypja se jane nenpunes te shtetit grek.nuk e di a paguhen nga greqia apo kane vene miliona nga maredheniet me greqin pas 90-es.

  4. Fatkeqësi e madhe, të kesh një armik potencial kojshi siç është qeveria greke!Vërtetë,ne jemi më të vegjël dhe shumë shqiptarë kanë emigruar atje,janë trajtuar si mos më keq,janë detyruar të ndrrojnë emra e fe,por nuk duhet harruar as problemi çam,që nuk ka gjetur dhe,siç duken bathët, nuk do të gjejë asnjëherë zgjidhje.Ata, grekët, në një farë mënyre , e kanë pushtuar Shqipërinë. Kam parasysh bizneseset, Janullatasin, varret , kishat,mosnjohjen e Kosovës,Pretendimet territoriale,Vorio- Epirin,pakicat greke , Dulen, Bollanonon &Co.Të gjithë punojnë kundër nesh, kundër Kosovës.Pastaj shtohen edhe admiruesit e Tsapirasit.Modelit Qosja, që ka nostagji për Enverin, i shtohen edhe ca admirues të rinj.Mos harroni lojën armiqsore me kufinjtë,tani me Vjosën.Ndrsa, po t’i pyesish qeveritarët tanë të çfarëdo rangu, thonë se grekët i kemi miq për kokë,duke vënë në punë hipokrizinë e pashoqe,nënshtrimin deri në skllavëri. Dhe nuk ju skuqet faqja. Krenohen për turpet. Kësaj i thonë:”Vaj me det”.

  5. I nderauri Artur,

    “…i dashur Qosja” eshte ajo qe nuk i rrine mire shkrimit tuaj. Per nivelin kuluturor tuajin po, por jo edhe per ate te “Qosit” tone nga Prishtina.

    Mbasi eshte edhe shtetas i Shqiperisë, ju lutem organizojeni nje “transport” nga Prishtina per ne Tirane per kete QOSIN “tone”. Por, me kushte qe ne asnje menyre te mos na dergoni SALON e “juaj” per kompensim.
    Vendbanimin do mund te ia siguronte zonja Xhunga apo ndonje “tsiparis shqipfoles”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas