Politika

Lulzim Basha: Ja çfarë synon Rama me projektin mafioz 1 miliard euro

Gjatë fjalës së tij në parlament pasditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me krimin e drogën.

 



Kryedemokrati e cilësi “mafioz” projektin 1 miliard të qeverisë së Ramës, duke u shprehur se do përdoret për pastrimin e miliardave të drogës. Basha akuzoi kundërshtarin e tij se tani po shfrytëzon rrugët për në Europë që përdori për shitjen e marijuanës, për të shitur kokainë e heroinë.

Projekti 1 miliard do shkrijë në një krimin, biznesin dhe politikën.Synon pastrimin e miliardave të drogës. Mijëra ton drogë të prodhuara sot gjenden në tunele, magazina, ura e prej andej trafikohën në vendet jashtë. Të fuqizuar nga marijuana, tani shesin kokainë e heroinë, duke përdorur të njëjtat rrugë për në Europë që përdorën për hashashin,” tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se kreu i qeverisë po përdor çdo truk të mundshëm për të shpëtuar njerëzit e ti nga drejtësia duke përmendur Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Rroshin etj.

Ky që Tahirin nuk e largonte nga krahu i tij i djathtë duke i thënë që policia është e tyre. Ky që strehoi në parlament e nëpër bashki më shumë kriminelë se ka në burgjet e sigurisë së lartë. Ky që deri dje ulëriste se në Shqipëri nuk ka banda.

Tani që çdo gjë ka marrë dhenë, Rama po përpiqet të mashtrojë edhe njëherë shqiptarët e ndershëm, të mjeruar nga krimi e korrupsioni, pasi i mashtroi me shëndetësinë falas, me vendet e punës duke i shtyrë të emigrojnë për bukën e gojës, me rilindjen që e ktheu në rilindje të krimit dhe pasurimit të një grushti oligarkësh.

Tani po mundohet të vërë në skenë një mashtrim të madh. Deklaroi se do çlirojë Shqipërinë nga krimi. Ata që i mashtruan për 4 vite shqiptarët për krimin e drogën, për Tahirin, duartrokitën me zorr e me kokë poshtë. Të gjithë tani e dinë se Rama ka qenë në krah të krimit, dhe jo në krah të njerëzve të thjeshtë. Prova e tij është Klemend Balili, Elvis Rroshi, Agron Xhafaj, Qazim Sejdini. Rama nuk do që ata të përballen me drejtësinë. Ai po përdor çdo truk që ata mos dënohen. Ndërkohë krimi është fuqizuar në mënyrë të frikshme,” tha Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas