Sport

Luka Modriç mesfushori më i mirë, dominim total i Realit të Madridit






               Publikuar në : 19:08 - 30/08/18 |
mapo.al

Në ceremoninë e shortit për grupet e Champions League, janë dhënë edhe çmimet për lojtarin më të mirë sipas çdo reparti për edicionin e fundit të evenimentit më të madh në nivel klubesh. Dhe kemi një dominim total të Realit të Mdridit.


Portieri më i mirë është shpallur Kejlor Navas, i cili mposhti Bufonin dhe Alisonin. Mbrojtësi më i mirë u shpall kapiteni i madrilenëve Serxhio Ramos, që fitoi duelin me shokun e ekipit Rafael Varane, ndërsa mesfushori më i mirë u shpall kroati Luka Modriç.

Sulmuesi më i mirë u shpall Kristiano Ronaldo, i cili tashmë ka kaluar te Juventusi. Portugezi nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Ky i fundit ishte ndër më të mirët në Championsin e sezonit të fundit, por edhe në Botërorin e Rusisë, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas