ShowBiz

‘Luftojmë ne për surratin tuaj’, Eva Alikaj tregon incidentin para teatrit: Si na sulmuan bashkë me Yllka Mujon

Pas denoncimit të një incidenti nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, aktorja Eva Alikaj ka treguar se si ka ndodhur kjo ngjarje.

Në një lidhje telefonike me “Panorama Online”, artistja Alikaj ka thënë se është sulmuar nga një grua.



Aktorja shoti me tej se është zgjedhja e qytetarëve që të protestojnë në format që dëshirojnë, por shprehur keq ardhje për sulmet që bëhen ndaj artistëve.

“Nëse ti i thua për surratin tuaj artistëve, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj. Në këtë rast e shpaguajnë aoristët, unë mendoj se Yllka Mujo është një zonjë e nderuar një artistë e shtuar e teatrit. Nuk më vjen mirë që të sulmohen artistet, dhe në këtë rast po e paguajnë artistët”,- shtoi aktorja.

eva alikaj

Është e vërtet kjo ngjarje?

Po është shumë e vërtetë.

Ka ndodhur sot?

Po sot.

Çfarë ndodhi aty?

Ishte një grua e inatosur, dhe tha” po ju mi pse nuk luftoni për Teatrin, po luftojmë në për të luajutr ju, për surratin tuaj”. Pastaj tha dhe disa fjalë për Yllka Mujon. Ishte me një pllakat në dorë.

Vetëm ishte apo ishin njerëz në grup?

Po vetëm një grua ka qenë.

Keni ndonjë koment për këtë ngjarje?

Është e drejta e asaj për të bëj çfarë të dojë. Secili ka mundësitë e tija të drejtën e tij. Ne jemi në punë aty, jemi të punuar aty. Saç kanë të drejtën ata të protestojnë, ne  kemi të drejtën të punojmë. Por nuk mendoj se njerëzit duhet të jenë agresiv me artistët, nëse është fjalë për mbrojtjen e  godinës, duhet të mbrohen dhe njerëzit, artistët. Nëse ti i thua për surratin tuaj artistëve, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj. Në këtë rast e shpaguajnë aoristët, unë mendoj se Yllka Mujo është një zonjë e nderuar një artistë e shtuar e teatrit. Nuk më vjen mirë që të sulmohen artistet, dhe në këtë rast po e paguajnë artistët. Mirë keq nuk po gjykojë se kush ka të drejtë.

***

Ndërkohë që artistja tjetër e njohur yllka Mujo, e kontaktuar nga “Panorama Online” nuk pranoi që të komentonte këtë ngjarje. “Nuk merrem me gjëra të tilla”, ishte ky komenti i vetëm i Yllka Mujos në një lidhje telefonike./Panorama.com.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas