Sport

Luftëtari kapitullon në Letoni, humb 5-0 me Ventspils

Luftëtari e ka nisur në mënyrën më të shëmtuar aventurën e tij në Europa League. Në atë që duhej të ishte një ndeshje historike për gjirokastritët, të cilët zunë vendin e tretë me 59 pikë edicionin e fundit të Kategorisë Superiore, transferta e Letonisë rezultoi një ferr i vërtetë.

Ventspils ishte kundërshtari i turit të parë kualifikues për kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë, një ekip modest futbolli që duket se ka shënuar një nga ato rezultatet që i ka thuajse të zakonshme në duelet e kampionatit letonez.



Plot 5 gola, e për më tepër që të gjitha në pjesën e parë të takimit, dy prej të cilave me penallti, duket se kanë shuar që në nisje ëndrrat e gjirokastritëve për të kaluar qoftë edhe një tur të vetëm në Europë, në sfidën e luajtur pasditen e kësaj të enjteje në Letoni.

Vlen të theksohet se 4 gola u shënuan nga i njëjti kundërshtar, Akinyemi, njëri me penallti, ndërsa 11-metërshi tjetër u realizua nga Aiyegun. Edhe pse Luftëtari kishte edhe 45 minutat e dytë në dispozicion, për të shënuar golin e nderit, që matematikisht do t’i mbante në lojë për sfidën e kthimit në “Elbasan Arena”, pas një jave, gjirokastritët dorëzuan armët pa kushte.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas