Rusi 2018

Luftë psikologjike, mbrojtësi i Suedisë provokon Xhakën e Shaqirin me “shqiponjën”

Suedia dhe Zvicra kanë një shans të rrallë për të arritur në çerekfinalet e Botërorit, një mundësi që pakkush e mendonte se do t’u jepej dy skuadrave në këtë aktivitet. Për të arritur këtë objektiv, dy skuadrat janë gati të bëjnë gjithçka, edhe të provokojnë kundërshtarët, siç ka bërë mbrojtësi i Suedisë, Pontus Janson.

Në stërvitjen e fundit të përfaqësuese suedeze, ai nuk ka ngurruar të provokojë futbollistët shqiptarë të Zvicrës me “shqiponjën” që është bërë aq shumë temë diskutimi në këtë Botëror që pas ndeshjes me Serbinë. Janson i bëri me shenjë një fotografi që ta kishte mendjen te ai dhe pastaj kryqëzoi duart, bëri “shqiponjën” e cila u krijoi aq shumë telashe Xhakës e Shaqirit.



Më pas, në konferencën e sotme për shtyp, gazetarët suedezë kanë thumbuar Xhakën, duke e pyetur çfarë mendimi kishte për këtë veprim të rivalit të tij të nesërm. Mesfushori thjesht qëndroi i heshtur, duke mos kthyer asnjë përgjigje dhe më pas zëdhënësi për shtyp i Federatës Zvicerane bëri të qartë se nuk do të kishte përgjigje nga askush për pyetje të tilla dhe se lojtarët e trajneri do të flisnin vetëm për ndeshjen. /

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas