Kronika, Kryesore

‘Luftë’ në Kamëz: Detaje nga shpërthimi i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm zgjoi Kamzën sot, ku lokalit në pronësi të Shkëlqim Halilit iu vendos një sasi e konsiderueshme eksplozivi.

Por në skenë dalin detaje të reja.



Përpara se të ndodhte shpërthimi ka pasur të shtëna me armë, ku konkretisht është qëlluar në drejtim të lokalit, por edhe banesës së shtetasit Shkëlqim Halili.

Jo shumë pas të shtënave ka ardhur edhe shpërthimi.

Familja Halili ka bërë me dije se nuk ka konflikte me ndonjë person, por sipas policisë Shkëlqim Halili është një person me precedentë penalë.

Tani policia po shqyrton edhe pistën tjetër ku atentati mund të jetë bërë për larje hesapesh.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas