Bota

Luftë në Ballkan? Ambasadorja e SHBA: Nuk lejojmë që rajoni të destabilizohet nga Rusia

NATO është në dijeni të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deklarata është bërë nga ambasadorja Amerikane në NATO Kay Bailey Hutchison, e cila duke iu përgjigjur interesit të News 24 theksoi se NATO është në dijeni të aktiviteteve të Rusisë të cilat janë destabilizuese, jo vetëm për rajonin, por edhe për botën.

“Duke iu përgjigjur pyetjes tuaj, ne jemi të shqetësuar për këtë lloj aktiviteti që po ndodh në shumë fusha, por aleanca jonë është e bashkuar dhe ne do t’i mbrojmë anëtarët tanë nga ndikimi i keq, nga lufta hibride, nga shkelja e detyrimeve të traktateve ndërkombëtare. Dhe sigurisht që ne do të qëndrojmë të palëkundur kundër pushtimit të Ukrainës apo marrjes së Krimesë” deklaron ambasadorja amerikane në Nato Kay Bailey Hutchison.



Në të njëjtën kohë, Hutchinson shprehet se Shqipëria ka bërë shumë gjëra të drejta që kanë të bëjnë me reformat, fakt që e bën Shqipërinë një aleate të fortë.

E vlerësojmë shumë miqësinë dhe aleancën që kemi me Shqipërinë” deklaron ambasadorja Hutchison.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas