Aktualitet

Luftar Paja: Të paktën nuk ra në vesh të shurdhët, ja biseda me ministren për ilaçin e zemrës!

Një ditë më parë aktori i madh i skenës shqiptare Luftar Paja, u shpreh publikisht, duke ngritur problemin e rimbursimit të një medikamenti jetik sipas tij.

Burime pranë Dritare.net mësojnë se, vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kontaktuar me aktorin menjëherë pas daljes së lajmit në media.



Aktori i njohur i kontaktuar nga Dritare.net tha se: “Më vjen shumë keq që çështja ime u politizua nga mediat edhe portalet e ndryshme, nuk ishte ky qëllimi. E rëndësishme ështe, që nuk flasim kot. Nuk na bie fjala në veshë që nuk dëgjojnë”.

“Ksareltoni”, është një medikament që përdorin pacientët me probleme kardiake që mban nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.

Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.

Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve që janë në listën e barnave me rimbursim, duke shtuar të tjerë medikamente.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas