Aktualitet

“Lufta” tregtare me SHBA, Erdogan: Turqia do të bojkotojë prodhimet elektronike, nëse ata kanë Iphone, ne kemi Venus…

Pas renies te forte te lires turke, presidenti turk Erdogan ka njoftuar sot nje vendim kunder SHBA-se.

“Sot Turqia ka një nga sistemet bankare më solide në botë në të gjitha aspektet. Turqia do te bojkotoje prodhimet elektronike amerikane”- tha ai.



Mediat e huaja raportojne se Erdogan ka theksuar se Turqia do të bojkotojë prodhimet elektronike nga SHBA, e cila ka imponuar sanksione dhe ka rritur tarifat kundër Ankarasë në një mosmarrëveshje rreth ndalimit të një pastori ungjillor amerikan.

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të SHBA,” tha ai. “Nëse ata kanë iPhone, pala tjetër ka Samsung. Në vendin tonë ka Venus, Vestel [markat e smartfonëve turq]. ”

Në një fjalim sfidues, Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se ata që zhvilluan “luftë ekonomike” kundër Turqisë do të paguajnë një çmim.

Pas disa dite reniesh, monedha turke u rikthye te martën, duke u rritur me rreth 5%, gjë që e kthen atë në 6.5 leke në dollarin amerikan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas