Kryesore

Lubonja sulmon kritikët e Bashës: Nuk kundërshtuan kurrë Berishën. Ja cilat janë dy problemet e PD

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për rubrikën Opinion në Neës24, ka folur për zhvillimet e Kuvendit të PD.

Lubonja tha se ky Kuvend nuk ka zgjidhur të gjitha  problemet pasi sipas tij shumë të tilla mbesin.



“PD ka dy probleme. Njëri ka të bëjë me konfliktin lidhur me demokracinë e brendshme në parti, ku ka polemika me ish-drejtues në parti. Dihet se kjo është e lidhur me një trashëgimi, me Berishën mbrapa. Problemi i dytë që nuk i qaset kush, që është edhe ai më thelbësor. E rëndësishme për një parti është të mbledhë sa më shumë kontribute njerëzish, dhe t’i përgjigjet situatave. Edhe në këtë Kuvend nuk pati qasje ndaj asaj: “se çfarë do bëhet”. Pra a ka ndonjë reflektim për këtë? Qoftë edhe nga ata që quhen oponentë të Bashës. Edhe ata mbeten te deklaratat, demokratike apo jo, statuti, Basha, etj. Pra nuk diskutohen në thelb problematikat”, u shpreh Lubonja.

Analisti tha se kritikët e kryedemokratit Basha nuk e kanë kundërshtuar kurrë Berishën, pasi atij i kishin dhënë gjithë autoritetin.

“Problemi i demokracisë në një parti është shumë i rëndësishëm. Për mendimin tim është një çështje kulturore që shkon më thellë sesa partitë. Ata që kundërshtojnë Bashën sot, nuk e kanë kundërshtuar kurrë Berishën, pasi ia kishin dhënë atij gjithë autoritetin, përgjegjësinë. Ndërsa tek Basha nuk e ndjejnë këtë. Ndaj Basha duhet të luante për një lloj partie tjetër, me një debat ndryshe. Problemi është se duhet të krijohet një unitet, të ketë besim tek lideri, dhe të zgjidhet kjo situatë. Mendoj se zgjidhja për fat të keq, është e atij që ka shumicën, dhe pak nga pak bëhet figurë autoritare. Një problem tjetër ka të bëjë me të kaluarën e vet, që e ka zgjidhur apo jo. Figura e tij lidhet me të Berishës, ndaj njerëzit thonë ‘pse Berisha do të kthehet prapë’. Por Shqipëria nuk pret, pasi përballet me një qeverisje që ka probleme të thella”, tha analisti Fatos Lubonja.

Pse ndodh që në Partitë tona që ka divergjenca dhe këto fishkëllima që ndodhën sot?

Ky është problemi i madh që kemi në sot. Për mendimin tim është një çështje kulturore që shkon më tej se partitë. Ku  ja japin një personi autoritetin dhe kërkojnë që të gjejnë zgjidhje nga ai. Këta që po kundërshtojnë Bashën sot nuk e ka kundërshtuar asnjëherë Berishën, pasi ja kishin dhënë Berishës pushtetin e plotë. Të gjithë kërkojnë njëshin, edhe këtë që kritikojnë kërkojnë të jenë njësha. Sigurisht që një lider do zgjidhet dhe duhet të jetë i parë mes të barabartëve, por në Shqipëri nuk është kështu. Kjo është rrënja e së keqes dhe nga kjo duhet të dalim.

I zgjidh Partia Demokratike problemet pas këtij Kuvendi?

Varet cilat janë problemet. Një problem është ai që tha Berisha , mungesa e unitetit pasi është një sëmundje që nuk të lë përpara për sfidat që ke. Zgjidhja për fat të keq është zgjedhja e atij që ka shumicën dhe pak nga pak i merr të gjitha. Një problem tjetër ka të bëj me të kaluarën e vet, dhe kjo periudhë është koha e Berishës. Një problem tjetër është ai i vizionit, atij i oligarkëve sepse mund të vijnë këtë në pushtet dhe të bëhen si këta që janë. Ky Kuvend ndoshta legjitimoi pak më shumë Luzim Bashës. Pastaj ngel dhe problemi i aleancave e figurave që bashkëpunojnë.

Pse nuk ndodh hapja e partive në Shqipëri?

Nuk është e lehtë, por jam i bindur se tendenca në botë shkon drejt kësaj, pasi partia bëhet me demokratike.

Çfarë i mbetet grupit të kritikëve për të bërë?

Unë mendoj se ideja e formimit të një partie tjetër, mund të funksionojë, por nuk e di se sa i ndjekin. Ose mund të bëjnë dhe kritikët siç bëjnë një pjesë të bëjnë gazetarin ose analistin. Mund të japin dhe një kontribut në Shqipëri. Në situatën ku ndodhet vendi, problemi më i madh nuk është PD dhe Basha por Shqipëria dhe qeverisja e keqe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas