Kryesore

Lubonja: Metafora e asaj që po i bëhet Kukësit! Kurti: Jam kundër tarifës

Në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, analisti Fatos Lubonja çeli një ekspozitë të fotografisë në Kukës.

Ky qytet mbajti peshën më të madhe të pritjes së bashkëpatriotëve përtej kufirit.



Duke iu referuar vendosjes së tarifës së rrugës së kombit, Fatos Lubonja tha: “Ajo që po i bëhet Kukësit është metaforë e asaj që po i bëhet gjithë Shqipërisë. Kemi në pushtet një grusht njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t’i grabisin”.

Në një shkrim të datës 3 prill të publikuar në gazetën “Panorama” me titull “Jemi të gjithë kuksianë”, Lubonja shkruante: “ngjarja e Kukësit erdhi si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla”.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëriti nga Kukësi qëndrimin e tij kundër pagesës për Rrugën e Kombit.

Pjesëmarrës në aktivitetet në kuadër të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, Kurti tha se vendimi ishte i tepërt dhe i pastudiuar.

Kurti kërkoi që politika në të dy anët e kufirit duhet të bëjë me shumë për projektin e bashkimit doganor mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjes së interkonjeksionit mes dy vendeve.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas