Politika

Luan Rama: Reforma në Drejtësi me defekte, rikthimi tek KLD është hap pas…

Në sallën e Kuvendit zhvillohet edhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, ku në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.

Partia Demokratike ka bojkotuar seancën, ndërsa e pranishme përveç mazhorancës është edhe LSI.



Për kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama, rikthimi i kompetencave tek KLD është një hap pas e i dëmshëm, e kjo vjen si pasojë e projeksionit gabuar me të cilin u ndërtua Reforma në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi duhej bërë dhe duhet bërë në frymën e bazës që ne sanksionuam me frymën e ndryshimeve Kushtetuese. Pas dy vitesh Shqipëria është i vetmi vend pa Gj.Kushtutuese. Pa gjykatë të lartë. Kjo tregon se projeksioni që u ndërtua Reforma në Drejtësi ka qenë më e pakta me defekte që vijnë dhe na shfaqen deri në këtë gjendje që ne jemi sot. Përgjegjësia bie mbi të gjithë klasën politike”, u shpreh Luan Rama.

Por në fjalën e tij, ai bën më me faj mazhorancën, e cila nuk ka shprehur sipas tij asnjë shenjë reflektimi, për të cilën siç u shpreh është një dëshmi që kjo ka qenë e qëllimshme për të kapur sitemin e drejtësisë.

“Dy vite më pas, mazhoranca nuk ndjen asnjë përgjegjësi? Për faj të arrogancës së saj jemi në zgrip të institucioneve të drejtësisë. Në sensin më normal do të duhej të kishte një reflektim. Na kërkohet sot që t’i kthehet pushtet atij institucioni që të gjithë bashkë mendojmë se është përgjegjësi kryesor për gjendjen e drejtësisë në vend. Po kërkoni që t’i japim autoritet KLD-së. Po pse?! Sepse nuk projektuam siç duhen mangësitë që do të krijonte sistemi. Mungesa e reflektimit, është dëshmia e papërgjegjshmërisë që me të cilën u trajtua Reforma në Drejtësi dhe një dëshmi që kjo ka qenë e qëllimshme për të kapur sistemin e drejtësisë”, tha Luan Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas