Aktualitet

Luan Rama: Qeveria po saboton hapjen e negociatave. Është koha e qytetarëve!




               Publikuar në : 14:46 - 23/05/18 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI, Luan Rama thotë se sjellja e mazhorancës është një kontribut për të sabotuar hapjen e negociatave me BE.


Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Luan Rama dhe se protesta e 26 majit duhet kthyer në një sjellje konstante ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.

Luan Rama: Edhe në seancën e nesërme shfaqet e njëjta qasje nga ana e mazhorancës që në thelb është dëshmia më e rëndë e shembjes dhe e kompromentimit të parlamentarizmit në këtë vend, pasi të gjitha nismat janë të një anshme dhe shprehje e arrogancës dhe e autoritarizmit të demonstruar me numrin e kartonave në parlament. Jemi në një situatë të vështirë politike, jemi përballë vlerësimit që do të bëjë KE në qershor për hapjen e negociatave dhe kur do të duhej që mazhoranca e para, por e gjithë klasa politike të demonstronte qëndrim  unik sa i përket kontributit për të mbërritur tek çelja e negociatave që në bazamentin e vet të ketë së pari plotësimin e kriterit të parë  që është dialogu politik, mazhoranca vjen në mënyrë të një anshme edhe me qëndrimin e vet në raport me vlerësimin që duhet bërë për rekomandimet e raportit të KE.

E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo që ka demonstuar kryeministri pavarësisht retorikës është kontribut konsistent  i qeverisë për të sabotuar celjen e negociatave me Shqipërinë, sepse në këtë mënyrë ata legjitimojnë autoritarizmin e tyre.

Sepse protesta qytetare, revolta qytetare, barikada qytetare ndaj kësaj sjellje dhe kësaj papërgjegjshmëria duhet të demonstrohet jo vetëm me forcë të madhe në mitingun e 26 majit, por ajo duhet kthyer në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë të qeverisë.

/Ora News.tv/

 

 


Etiketa: , , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas