Kryesore, Politika

Luan Rama: Në LSI s’ka më drejtorë zullumqarë, ata kanë mbetur si minj pas pushtetit

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ishte në kampingun e LRI në Jalë. Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet e tyre, sepse politika në Shqipëri nuk ka qenë udhëheqëse,  por udhëmbyllëse.

Po ashtu, Rama tha se për herë të parë në LSI nuk ka më hipokritë, apo drejtorë zullumqarë, pasi sipas tij ata tashmë janë pas kusisë së pushtetit.



Shqipëria vazhdon ende të jetë në udhëkryq, sepse politika në Shqipëri nuk ka qenë udhëheqëse, por udhëmbyllëse, prandaj është detyra juaj, misioni juaj dhe përgjegjësia juaj të rrëzoni kasta dhe të ndërtoni shoqërinë e vlerave, të barazisë dhe dinjitetit. 

Është hera e parë që këtu nuk ka me servilë, hipokritë, nuk ka më drejtorë zullumqarë që u bënë shëmtia e angazhimit në qeverisje sepse ata si minjtë kanë mbetur  pas kusisë së pushteti, janë shitur pas thërrimeve të pushtetit dhe ne jemi këtu për të dëshmuar që kjo rini është e vendosur të marrë përpara cilindo që bëhet pengesë, pavarësisht se në cilin krah është”, u shpreh Luan Rama.

Shqiptarët- tha Luan Rama – nuk kanë qeverinë që meritojnë.

Shqiptarët për fat të keq nuk kanë qeverinë që meritojnë, prandaj ju dhe si ju e gjithë rinia shqiptare duhet të bëjë që Shqipëria jo të ketë qeverinë, por të ketë politikën që meriton, qeverinë që meriton, realitetin që meriton, zhvillimin qe meriton, prandaj është koha e rinisë dhe rinia duhet të kapërcejë epokat për të bërë realitet kohën e vet”, nënvizoi zëvendëskryetari i LSI. 

PasPara

1 koment

  1. O kopili I LSI, po ju I emeruat dhe I mesuat keto hajdute te cvasin popullin ,sa shpejt I braktiset ,tank nuk ju sjellin pjesen, legena e bastarde te LSI…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas