Te Vecanta

Luajti 20 orë në telefon, i mpikset gjaku në tru

Një grua e cila qëndroi me telefon përreth 20 orë gjatë një udhëtimi me tren iu është nënshtruar një operacioni për shkak se ju mpiks gjaku në tru.

47 vjeçarja e përdori telefonin për të shtyrë kohën gjatë udhëtimint nga shtëpia e saj në Provincën Henan të Kinës Qendrore, në qytetin e Guangzhou.



Udhëtimi prej 1287- 1448 km thuhet se zgjati 20 orë.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, në fund të rrugëtimit nuk ishte në gjendje të fliste apo të lëvizte.

Kur zbriti nga treni asaj i ra të fikët në platformë.

Pas ekzaminimeve mjekët zbuluan se gruas iu ishte mpiksur gjaku në tru.

Ajo menjëherë iu nënshtrua një operacioni dhe u zbulua se grimcat e mpikjes së gjakut ishin jashtëzakonisht shumë të mëdha.

Ne morëm shumë grimca të gjakut, pothuajse dy centimetra, që është dyfishi i asaj që pacientët zakonisht kanë,”-tha neurologu Meng Heng për mediat lokale. “Ajo ka qëndruar në të njëjtin pozicion për një kohë shumë të gjatë, gjë që ka ngjeshur enët e gjakur në anën e djathtë të qafës së saj.”

Pacientja është në gjendje të mirë shëndetsore pas operacionit dhe është fotografuar përsëri duke qëndruar në telefon në dhomën e spitalit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas