Kryesore, Politika

Lu e Vlahutin pritje zyrtare, opozita refuzon të marrë pjesë. Dy ish-ministrat e PD surprizojnë

Përpara largimit nga Shqipëria, Ambasadorja  e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, sonte do të “ndahen” me miqtë me të cilët kanë bashkëpunuar në këto vite me misionin e ngarkuar në vendin tonë.

Në rezidencën e BE ku do të organizohet pritja, janë ftuar persona që kanë bashkëpunuar me të dy ambasadorët, përfaqësues të lartë të partive politike dhe qeverisë, njerëz nga media, arti, shoqeria civile.



Por ajo që ka rënë në sy është mungesa e grupit parlamentar të PD. Ata kanë marrë një vendim per refuzimin e ceremonise se lamtumires se dy ambasadoreve duke thënë se do të qëndrojnë në parlament për çështjen e teatrit

Burime nga Mapo.al bëjnë me dije se e pranishme në këtë takim është ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj.

Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu.

Në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas