Politika

LSI pyet Ramën: Shqiptarët duan të dinë pse iku Xhafaj?!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë një pyetje publike kryeministrit Edi Rama, për faktin se, pse u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Vasilit, Rama qan për Lleshin se të vërteta të tilla ai as do t’i thotë dhe as do t’i luftojë kurrë.



“Shqiptarët duan të dinë arsyet e mëdha se pse iku Xhafaj dhe jo sepse nuk u emërua Lleshaj, i cili si këshilltar i sigurisë kombetare të kryeministrit, kishte noterizuar për vite me radhë ato që Xhafaj i luftoi. Kryeministër mos fol më….kërkush nuk të beson më”,- shkruan Vasili në një status në rrjetet sociale.

REAGIMI I VASILIT:

“Kryeministër, shqiptaret duan te dine pse iku Xhafaj dhe jo pse s’erdhi Lleshaj.
Kryeministri po qurrepset per te dekretuar Lleshajn. Po perse i nxjerr bojen vetes kaq keq ??
Arsyet i gjen te plota te fjalet e ish ministrit Xhafaj ne fjalën e tij te largimit.

Kryeministri e konsideronte kanabisin një shpifje te opozitës

Ja ccthotë Xhafaj: “Kemi mbyllur problemin e kanabisit, duke i dhënë fund një historie turpi”.
Edi Rama ulerinte e mohonte si i marre inkriminimin e tij, kriminalizimin e vendit dhe berjen e shtetit njesh me krimin.

Ja ç’thote Xhafaj ne fjalen e fundit te tij:
“Ata anëtarë të botës së krimit që deri dje ndiheshin si zot shtëpie në rrugët e qyteteve tona dhe sfidonin hapur shtetin në jo pak raste, sot kanë kuptuar se ka marrë fund koha kur ata mundet ta sfidonin atë, apo më keq akoma të ishin në ndonjë rast në një anë me përfaqësues të shtetit.”-t
Ky kryeminister qan per Lleshajn se eshte e sigurte, qe te verteta te tilla ai as do t’i thote dhe as do t’i luftoje kurre.

Ndaj shqiptaret duan te dine arsyet e medha se pse iku Xhafaj dhe jo sepse nuk u emerua Lleshaj, i cili si keshilltar i sigurise kombetare te kryeministrit kishte noterizuar per vite me radhe ato qe Xhafa i luftoi.
Kryeminister mos fol më….kerkush nuk te beson më”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas