Kryesore

LSI më mirë me Metën apo me Kryemadhin? Flet ish-ministrja






               Publikuar në : 19:38 - 06/06/18 |
mapo.al

Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ka debat nëse kjo forcë politike po drejtohet më mirë tani nga zonja Monika Kryemadhi, apo më herët kur ishte Ilir Meta.


Në studion e emisionit “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço ka folur ish-ministrja Klajda Gjosha.

Ajo ka thënë se largimin nga LSI e shikon si fundin e karrierës së saj politike.

E sa i përket pyetjes se cili nga të dy, Monika apo Meta është më i mirë në drejtimin e partisë, zonja Gjosha ka dhënë këtë përgjigje: Janë të dy të jashtëzakonshëm në mënyrën e vetë. Zoti Meta ka qenë më shumë institucional edhe me komunikimin me gjithë drejtuesit e tjerë. Zonja Kryemadhi është shumë herë më popullore, shumë herë më hapur për bashkëpunim. Debati në LSI është shumë herë më i hapur le të themi. Kur një parti politike drejtohet nga një grua, përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe vetë partia merr një rrjedhë tjetër që ndoshta burrat mund ta kenë pak më të vështirë për tu mësuar, por për ne gratë është një komoditet i jashtëzakonshëm . Është mirë që i kemi provuar të dy liderët tashmë.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas