Politika

LSI ashpërson tonet me Ramën: Drejtësi horrash! Kryeprokurorja fle mbi dosjen e Kryeministrit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Kryeministrit se vetingu po pastron sistemin e drejtësisë dhe se nuk ka frikë nga drejtësia e re. 

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë”,- shkruante Rama në facebook.



Por, Petrit Vasili thotë se drejtësia e re që po ngrihet është më e poshtra, më e njëanshmja. Ai kujton se prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim për audio-përgjimin e famshëm të vëllait të ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në facebook:

“Drejtesi horrash: Arta Marku fle mbi padine ndaj kryeministrit per audiopergjimin.
Ne Shqiperi mbreteron drejtesia e horrave.

Batakçiu, qe drejton qeverine therret e bertet si histerik per te ashtuquajturen, drejtesine e re qe po ngrihet dhe po ngre vete ai.

Po cila drejtesi e re po ngrihet?

Ajo me e poshtra.Ajo me e liga.Ajo me e njeanshmja.Ajo qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar.

Drejtesia e re apo ndryshe drejtesia e horrave fle mbi dosjen e kryeministrit te paditur si kryemashtrues shteteror per audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem.

Arta Marku eshte perbetuar me sa duket qe veprat penale te kryeministrit ti marre persiper dhe ti vuaje vete. Aferim…

Per opinionin dhe jo per Arta Markun po ju sjell perseri deklaraten mashtruese te kryeministrit per ekspertizen e audiopergjimit,ja cfare thoshte qe ne 19 maj:

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës. Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit më 19 maj.

Sot e kesaj dite qytetaret e dine qe s’ka nje ekspertize, nderkohe qe kryemashtruesi gjoja e kish bere qe ne 19 maj dhe megjithate nuk i hyn nje gjemb ne kembe dhe prokurorja rri e veshtron.

Drejtesia, qe mbyll syte dhe veshet perpara fajit sa nje mal eshte perfundimisht:
nje Drejtesi Horrash!”

 

 

PasPara

4 komente

  1. Vetem ju te LSI mos flisni aman se ju doli Iliri me ze e me figur po shqiptaret nuk e harrojn kaq kollaj jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas