Sport

“Loro Boriçi” është makth për Tiranën, kapitullon ndaj Kukësit

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur Tiranën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Hero në këtë takim, ka qenë Rexhinaldo i cili ka shënuar 3 gola duke i dhënë skuadrës së Cungut 3 pikët e para në këtë sezon.

Në minutën e 2, Rexhinaldo ka shënuar një supergol, ndërkohë që edhe në minutën e 46 ka shënuar golin e dytë. Me nisjen e pjesës së dytë, Ze Maria ka kryer 3 zëvendësime dhe ka qenë pikërisht Muçi i sapo futur që shënoi golin e Tiranës.



Dy minuta më vonë, ka qenë sërish radha e Rexhinaldos për të shënuar edhe golin e tretë personal dhe të tretin për Kukësin. Skuadrat do të kenë pushim disa ditor për shkak të ndeshjeve të Kombëtares ndaj Izraelit dhe Skocisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas