Arkiva, Shëndeti

Lori Hoxha tregon recetën ideale për çlirimin e stresit dhe gjetjen e paqes

Lori Hoxha njihet për jetën e saj aktive dhe këtë gjë e pasqyron më së miri dhe në trupin e saj shumë të formuar. Së fundmi në ‘InstaStory’ ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një recetë ‘smoothie’ që duket shumë e shëndetshme.

Për ta realizuar nevojiten 2 lugë të mëdha me pluhur proteinik, rreth 200 gram qumësht bajame, 1 lugë gjelle me gjalpë kikiriku, 1 lugë gjelle me fara kërpi, 1 lugë gjelle me fara liri, spinaq 1 banane dhe në fund duhet t’i shtoni një lugë çaji pluhur shpirtëror.



Do të pyesni çfarë është ky pluhur shpirtëror? Ky lloj pluhuri është i përbërë nga disa lloje erëzash dhe kërpudhash të cilat ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe për të gjetur paqe dhe lumturi.

Ndihmon për të pasur mendje pozitive dhe të qetë. Mund të përdoret jo vetëm në ‘smoothie’, por edhe në kafe, çaj, qumësht etj.

 

 

<
>
lori Screenshot_52-4 29829327_575904846108183_574501313_o
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas