ShowBiz

Lori Hoxha rrëfehet në Instagram: Jam me fat që marr ndihmën e duhur për këtë problem

Ankthi dhe paniku janë dy nga simptomat të cilat prekin më së shumti njerëzit, e si duket këtyre nuk u ka shpëtuar as Lori Hoxha.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Lori Hoxha i është përgjigjur pyetjes nëse kishte kaluar ndonjëherë ankth ose krizë paniku.



Pa asnjë ndrojtje, siç shumë mund ta kenë, Lori rrëfeu se po i ka kaluar të dyja dhe se për këtë ndihet me fat që ka marrë ndihmën e nevojshme.

Para pak kohësh edhe Sara në një situatë të njëjtë e pranoi se kishte kalur ankth dhe kriza paniku por që brenda pak çastesh e fshiu postimin.

Sakaq Lori shkruan:

Po kam (ankth dhe kriza paniku). Ka kaluar kaq shumë kohë dhe nuk ka një mënyrë ekzakte për ta përballuar. Do bëj një video në Youtube për këtë një ditë duke shpresuar të rris ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Ka kaq shumë turp rreth kësaj në shoqëri dhe do doja shumë kjo të ndryshonte. Jam me fat që marr ndihmën që më duhet dhe dua të njëjtën gjë per të gjithë.”

 

<
>
640-0-5b7c4d38efc29 (1) 25022297_334710217010692_484483400594358272_n auto_16938660_2267847353440662_1807935811215722123_n1490598568 auto_lori-hoxha1501431422 Lori-Hoxha-2 Untitled-31

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas