Sport

Londër 2012, rritet dhjetë herë fatura e shpenzimit


Fatura përfundimtare e Lojërave Olimpike të vitit 2012 mund të jetë dhjetë herë më e lartë nga vlerësimet paraprake. Kur kandidatura për Londrën u zgjodh në vitin 2005, autoritetet britanike vlerësonin se shpenzimi për stadiumin dhe kapacitetet e tjera do të ishte prej 2,4 miliardë paundësh, por vlera e kësaj veprimtarie komplekse është rritur në 12 miliardë dhe mund të shkojë edhe një herë më shumë se kaq. Shifrat u publikuan ditën e djeshme, pas një studimi investigativ të “Sky Sports”. 600 milionë paund do të kushtojnë pajisjet dhe pagat shtesë të agjentëve të ngarkuar me sigurinë në impiante, ndërsa kostoja e një ceremonie madhështore hapëse që është planifikuar, është dyfishuar nga parashikimet, duke shkuar në 81 milionë paund.
766 milionë ka kushtuar toka ku është ndërtuar stadiumi kryesor dhe kapacitetet e tjera, 300 milionë vetëm stadiumi kryesor dhe 826 disa impiante shtesë. Shpenzime marramendëse shtesë janë bërë në fushata turistike, fshatin olimpik, në përmirësimin e rrjetit të transportit londinez dhe në ndërtimin e lidhjeve të reja hekurudhore, si dhe lidhjen e tyre me rrjetin e përgjithshëm të transportit në kryeqytetin britanik.
Dhe të gjitha këto shpenzime, për një aktivitet që do të zgjasë pak më shumë se dy javë. Sipas “Sky Sports”, ndërsa parashikimet fillestare flisnin për një bum të madh turistik, kriza ekonomike botërore ka bërë që këto pritshmëri të reduktohen dhe sipas të gjitha gjasave, mbajtja e këtyre lojërave luksoze do t’i kushtojë disa miliarda taksapaguesve britanikë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas