Kronika

Lokali ku u helmuan dhjetëra dasmorë, shpallet në kërkim pronari

Një ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i vuri drynin lokalit ku u helmuan 44 dasmorë, policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim administratorin.

Manol Musaj 32 vjeç, që ishte njëherësh edhe pronar i restorantit akuzohet për prodhimi dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin dhe fshehje të të ardhurave.



Personat që u helmuan ishin pjesë e tre dasmave të ndryshme të organizuara gjatë fundjavës në të njëjtin lokal.

Ata u shtruan në spital me simptoma të vjellash dhimbje koke dhe barku.

Në lokal u gjetën prodhime me origjinë shtazore që mbaheshin në kushte të rënda higjeno-sanitare, ndërsa pritet dalja e analizave për të konfirmuar dyshimet se ushqimi ishte me salmonelë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas