Kryesore, Mapo Letrare

Loja… e Bashkim Shehut me çmim “special” në Francë

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe meritoi Vlerësimin Special të jurisë. Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer. Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj.

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe meritoi Vlerësimin Special të jurisë. Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer. Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj. Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në New York Review of Books. Ndërsa romanit “Loja, shembja e qiellit” iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, që kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez. “Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë. Ndihemi shumë krenarë për shkrimtarin Bashkim Shehu dhe arritjet e tij”, -tha Irena Toçi, botuesja ekskluzive e veprave të Shehut. Me romanin “Loja, shembja e qiellit”, shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i çmimit letrar “Balkanika 2015”, duke shënuar herën e dytë për këtë shkrimtar, dhe të tretën në historinë 19-vjeçare. Romani është drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me atë pushtetar, dhe Zotin. Pjesët që kanë të bëjnë me historinë moderne të përndjekjeve ndaj fesë në Shqipëri janë mbështetur në kujtimet e At Zef Pllumit. Një i dënuar në komunizëm, një i persekutuar, por edhe një dënues, që gjer në vdekje, Shehu ka shkuar me idenë, se ka bërë gjënë e duhur. “Loja, Shembja e qiellit” trajton një histori personale në kohën e diktaturës, ndërsa prek edhe persekutimin e klerit katolik. Shehu nuk e ka romanin autobiografi, edhe pse në faqet e tij jeta e personazheve kryesorë ka elementë të ngjashëm me jetën e vetë autorit. Shkrimtari e ka cilësuar këtë, roman të vështirë, pasi i është dashur të transformojë ngjarje të periudhës së diktaturës duke i rrëfyer ato nëpërmjet gjuhës së letërsisë. Pse një titull i tillë, Shehu është shprehur: “Sepse loja është shpagimi që mendon të kryejë protagonisti. Kurse shembja e qiellit është siç i referohet një thënie “të bëhet drejtësi, le të shembet qielli”. Pra personazhi në këtë roman kërkon të bëjë drejtësi me këtë shpagimin pavarësisht se në një farë mënyre bien dhe në kundërshtim me disa gjëra që prifti nuk do të donte që ai t’i bënte”.



“Nuk është aspak për t’u habitur nëse në Shqipërinë e Enver Hoxhës psikanaliza ishte e ndaluar si pseudoshkencë borgjeze, arsye që nuk arrinte ta fshihte akuzën për konkurrencë hileqare.

Një diktaturë mund të shembet, si ndodhi në Shqipëri më 1991-shin, të burgosurit politikë mund të dalin nga burgu, sikurse u ndodhi atë vit Aleks Krastës dhe Bashkim Shehut, po burgu nuk del kurrë prej tyre. I pari, madje gjer në Milano, jeton në një botë që është “shndërruar në një karusel vegimesh që iknin pareshtur”, i dyti jeton me kujtimin e shokëve të tij të burgosur: “Sa herë më kthehet në mendje ajo pamje, më bëhet se ende janë atje, nën shiun e imët, sado që disa prej tyre i kam takuar pasi dolën së andejmi”. Që të dy në romanin që do të lexoni, “jeta e tij ishte për të njëfarë libri, për të cilin kërkonte ngulmueshëm, shqetësueshëm, një kuptim, apo më saktë një domethënie”. Në një tjetër hapësirë, në një tjetër kohë. Përgjithmonë. Që të kuptosh një delir, nuk ka mënyrë tjetër përveçse të bësh tënden logjikën e tij; që të rigjesh një vend të zhdukur në një të çarë të thellë të Historisë, nuk ka mundësi tjetër përveç që ta lësh veten të bjerë në hon – Loja, shembja e qiellit të kujton ëndrrat e këqija të një speleologu që rrotullohet pareshtur në një shtrat një mijë lega nën Tokë, larg Diellit.”, ka shkruar kritiku francez Eric Naulleau, në edicionin e botimit në gjuhën frënge të këtij romani.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas