KMR

Lloji i tё brendshmeve qё pёrdorni ndikon nё sasinё dhe cilёsinё e spermёs suaj

Sipas njё studimi tё publikuar nga revista Human Reproduction, burrat tё cilёt veshin tё brendshme tё gjera kanё pёrqendrim si dhe numёr mё tё lartё spermatozoidesh, krahasuar me ata tё cilёt veshin tё brendshme tё ngushta.

Pёr tё kuptuar se si ndikojnё tё brendshmet nё sasinё dhe kualitetin e spermёs, studiuesit kanё mbledhur kampione sperme nga 656, burra tё moshave nga 32- 39 vjeҫ .



Mes atyre qё morrёn pjesё nё studim 53 pёrqind shprehёn preferencё ndaj bokseve. Sipas analizave pёrqёndrimi i speratozoidёve tek ta ishte rreth 25% mё i madh krahasuar me burrat tё cilёt mbanin mbathje tё ngushta.

Studiuesit panё dhe analizuan gjithashtu edhe kampione gjaku nga 300 pjesёmarrёs nё studim. Pas analizimit u vu re se ata tё cilёt vishnin bokse, kishin nivele mё tё ulta tё FSH-sё njё hormon i njohur pёr rolin e tij nё fertilitetin mashkullor.

Ndёrsa ata tё cilёt pёrdornin mbathje normale nivelet e kёtij hormoni i kishin mё tё larta. Kjo sipas shkencёtarёve tregon se trupi i personave qё pёrdorin mbathje normale zhvillon njё mekanizёm inferior sa i takon prodhimit tё spermёs, ndaj duhet ti dёrgojё sinjale trurit pёr tё rritur prodhimin e hormoneve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas