Rusi 2018, Sport

Llauuu…! Serbët nuk mbahen, boks ‘shqeto’ në shkallët e stadiumit… me brazilianët

Brazil-Serbi ishte ndeshja e grupit E, që pritej me më shumë interes. Në lojë ishte kualifikimi, apo vendi i parë i këtij grupi.

“Seleçao” fitoi 2-0 një ndeshje që e kontrolloi gjatë të gjithë kohës, por pati edhe momente kaosi, e kjo më shumë në shkallët e stadiumit. Protagonistë u bënë tifozët e të dyja skuadrave, që u përfshinë në një përleshje mes tyre.



Një situatë kjo, që solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë, të cilët e qetësuan shpejt situatën në stadium.

Në medien serbe, kjo ngjarje u përkufizua si një rrufe në qiell të hapur, pasi atmosfera në Moskë, gjatë të gjithë këtyre ditëve ishte festive, e të gjithë ishin në paqe me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, ishin të shumë tifozët serbë që kishin shkuar në mbështetje të skuadrës së tyre.

Por, kjo ndeshje pati dhe një histori tjetër dhune, me protagonistë po serbë. Ironia e fatit deshi që arena e sherrit të radhës të ishte pikërisht Vjena, aty ku ditë më parë, ata u përplasën me tifozë shqiptarë pak ditë përpara sfidës mes Serbisë dhe Zvicrës.

Plot 200 persona hodhën flakadanë dhe dolën në rrugë me thirrje nacionaliste duke bllokuar rrugët. Policia austriake ndërhyri shpejt duke e qetësuar gjendjen.

<
>
ddddd-2 NINTCHDBPICT000416596193-e1530131103514 NINTCHDBPICT000416596205-e1530131159486 NINTCHDBPICT000416596214-e1530130871289 NINTCHDBPICT000416596653 NINTCHDBPICT000416596659 NINTCHDBPICT000416601488 NINTCHDBPICT0004165972751
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas