Aktualitet

Llalla kthehet në Tiranë dhe ngre padi: Më zhbllokoni pronat e sekuestruara

Top Channel

Aktualisht Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po shqyrton verdiktin e datës 20 korrik të shkallës së parë, që vendosi sekuestro preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.



Seanca është inicuar pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi po zhvillohet në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime.

Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Për këtë arsye seanca u shty për në orën 15:00. Aktualisht akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti.

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla u vendos nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas valës së akuzave që iu drejtuan atij, sapo dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë shqiptare.

Dorëheqja e tij solli në fakt edhe ndërprerjen e vetingut, që u bë gjithashtu shkak për të hapur një seance dëgjimore, nëse duhej apo jo të ndërpritej vetingu dhe sigurisht në këtë pkë ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla fitoi.

Tashmë problemet ndaj ish prokurorit Adriatik Llalla burojnë pikërisht nga godina e qelqtë, nga e njëjta godinë kur më herët ai drejtonte akuzën dhe gjatë analizave vjetore, u kërkonte këtyre prokurorëve, që të ishin më intesivë në hetimin e korrupsionit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas