Kryesore, Sport

Liverpool nuk fal, çon në polici “faraonin” Salah pasi…

Mohamed Salah është padyshim ylli kryesor i Liverpool, i cili ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të ‘The Reds’ pas paraqitjeve spektakolare sezonin e kaluar.

Por kjo nuk e ka ndihmuar që ekipi anglez të mos e çojë në polici pas veprimit të papërgjegjshëm të tij.



Ai është shfaqur në një foto teksa nget makinën duke mbajtur në dorë telefonin.

Pamjet e tilla po qarkullojnë në mediet sociale, ndërsa klubi i Liverpool pas një konsultimi me vetë lojtarin, ka njoftuar se ka vënë në dijeni policinë për rastin në fjalë.

Klubi ka sqaruar se do të këtë njoftime të mëtejshme në lidhje me rastin, pasi aktualisht po i bën një skanim në detaje të rastit dhe videos që po qarkullon.

“Klubi, pasi diskutoi me futbollistin, ka njoftuar Policinë e Merseyside, për videon dhe rrethanat në të cilat është bërë ai filmim. Ne kemi komunikuar edhe me futbollistin gjithashtu dhe do ta ndjekim çështjen brenda klubit. As klubi dhe as futbollisti nuk do të bëjnë komente të mëtejshme për çështjen”-thuhet dhe raportohet nga “Liverpool Echo”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas