Kronika, Kryesore

Lista e dytë: Ja 108 prokurorët dhe gjyqtarët e radhës nën kontroll

Lista prioritare me 57 gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët po i nënshtrohen Vetingut, po shkon drejt shterimit. Nga grupi i parë prioritar kanë mbetur më pak se 10 subjekte për t’u verifikuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përcaktuar me anë të shortit një tjetër listë me 108 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme dhe krimin dhe aftësitë profesionale. Pjesë e listës së dytë janë edhe katër gjyqtarë, kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konkretisht Enton Dhimitri, Fatos Qato, Ahmet Jangulli, Sotiraq Lubonja.



Gjithashtu, shatë gjyqtarë dhe këshilltarë pranë gjykatave janë kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila u boshatis për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Ata ajanë Ilir Mustafaj gjyqtar i Tiranës, Luan Dervishi gjyqtar i Apelit Shkodër, Rexhep Bekteshi Gjykata e Durrësit, Regleta Panajoti Gjykata e Tiranës, Valbona Bala ish-këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi këshilltare në Gjykatën Kushtetuese dhe Elsa Toska këshilltare në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë e listës së dytë është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn.

Gjithashtu, do t’i nënshtrohen Vetingut edhe një pjesë nga grupi i gjyqtarëve, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka kërkuar të shkarkohen për shkelje të rënda që diskreditojnë figurën e gjyqtarit, por që janë marrë në mbrojtje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pjesë e listës së dytë janë edhe drejtuesit e gjykatave të shkallës së parë, gjykatave administrative, gjykatave të apelit civil dhe gjykatave për krimet e rënda.

Vetingut do t’i nënshtrohen në ditët dhe javët në vijim edhe të gjitha drejtuesit e prokurorive në rrethe, të prokurorive të apelit si dhe të prokurorive për krimet e rënda.

Ligji i Vetingut ka përcaktuar si prioritet për t’ju nënshtruar fillimisht Vetingut anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe më tej njerëzit e tjerë drejtësisë sipas rëndësisë.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kontrollohen

Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED

Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED

Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, kandidat për KED

Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED

Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat

Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë

Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec

Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë

Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë

Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër

Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës

Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë

Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës

Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë

Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet

Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier

Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë

Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë

Sulejman  Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan

Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda

Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë

Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë

Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës

Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër

Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë

Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër

Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë

Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë

Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër

Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë

Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës

Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda

Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë

Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat

Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër

Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin

Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë

Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë

Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër

Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës

Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër

Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër

Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë

Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan

Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë

Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë

Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë

Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës

Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë

Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë

Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë

Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat

Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier

Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet

Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat

Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë

Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë

Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec

Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër

Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin

Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër

Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan

Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë

Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë

Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër

Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë

Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës

Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme

Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme

Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme

Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme

Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme

Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme

Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme

Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme

Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme

Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda

Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese

Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë

Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë

Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë

Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit

Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit

Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë

Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë/shqiptarja.com

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas