Sport

Lista e Argjentinës/ Lihen jashtë Messi e Higuain, vijnë shumë emra të rinj

Argjentina është gati për të nisur një epokë të re, ndonëse nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Lionel Scaloni, i cili do të drejtojë skuadrën, deri në emërimin e një trajneri tjetër, që do të pasojë Sampaolin.

Trajneri i përkohshëm i “albiçelestëve”, ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy miqësoret e radhës, në fillim të muajit shtator, ndërsa konstatohet fakti që mungojnë shumë nga lojtarët pjesëmarrës në “Rusi 2018”.



Kështu përveç Lucak Biglias dhe Javier Mascheranos, që deklaruan tërheqjen nga kombëtarja, Scaloni ka lënë jashtë listës edhe emra si Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Ever Banega apo Kun Aguero.

Ndërkohë është grumbulluar sërish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, bashkë me zikaltrin më të ri, Lautaro Martinez dhe sulmuesin e Fiorentinës, Giovanni Simeone.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas