Kronika

Lirohet polici, u arrestua për vetëvrasjen e të shoqes

Është liruar sot punonjësi i policisë së Durrësit, i cili u arrestua dje nën akuzën se shtyhu gruan e tij drejt vetëvrasjes.

Ditën e sotme gjykata e qytetit bregdetar dha vendimin për ‘detyrim paraqitje’ për Sherif Hajdarin, i cili u akuzohet për ‘shkaktim të vetëvrasjes’ së gruas së tij, Merita Hajdari.



Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, gjatë kohës kur në banesë ishte dhe efektivi i policisë.

Ndërkohë, pas hetimeve të grupit hetimor, me prova shkencore u vërtetuan se nëna e dy djemve të rritur u vetëvra me një plumb në kokë, me armën e shërbimit të burrit të saj.

Efektivi i komisariatit të Portit shkoi vet në polici, ku tregoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Fill pas tij në polici u thirrën edhe familjarë të viktimës, të cilët treguan se nga jashtë banese kishin dëgjuar sherrin mes çiftit, ndërsa thanë kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas