Politika

“Liritë fetare”, Bushati: Edukimi hapi i parë, kurrikula për historinë e vlerave fetare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në ministerialin për “Lirinë Fetare” të organizuar në Uashington DC, me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Në fjalën e tij Bushati tha se edukimi është hapi i parë dhe baza më e rëndësishme për formimin e personalitetit njerëzor dhe për këtë arsye në Shqipëri, në bashkëpunim me OKB-në ka nisur një program për zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare, të mishëruara në çdo fe.



“Shqipëria është një vend tolerant ndërfetar, dhe e dimë mirë se sa e brishtë mund të jetë toleranca dhe bashkëjetesa, veçanërisht në kohë komplekse si këto. Prandaj, mësimdhënia dhe nxënia e asaj çka bashkon më tepër sesa e asaj çka ndan fetë e ndryshme, për ne është çështje e natyrës etike dhe pragmatike”, tha Bushati në ministerial.

Kreu i dilpomacisë shqiptare u ndal tek sfidat me të cilat po përballet shoqëria dhe nevoja e adresimit të tyre me fqinjët në nivel rajonal dhe nën-rajonal. Për ministrin Bushati, “Në ditët e sotme, feja ka fituar një rëndësi të veçantë, konkretisht në kontekstin e grupeve ekstremiste që përpiqen të shtrembërojnë rregullat themelore të doktrinës së vërtetë fetare duke instrumentalizuar dallimet midis besimeve të ndryshme”.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Bushati solli në vëmendjen e të pranishmëve traditën e shkëlqyer të harmonisë së fortë ndër-fetare në Shqiperi, e cila nxiti Papa Franceskun të bëntë vizitën e tij të parë evropiane në Shqipëri në vitin 2014.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas