Shëndeti

Lindje të parakohshme? Ky është testi i ri që parashikon nëse do të keni një të tillë

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një në 10 foshnja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lindin përpara javës së 37 të shtatëzanisë.

Për dy dekada, studiuesi i Universitetit të Pensilvanisë, Michal Elovitz, është përpjekur të kuptojë se pse lindjet e tilla spontane të parakohshme ndodhin dhe përgjigja për këtë pyetje është më pranë se kurrë.



Sipas një testi që mat aktivitetin e materialit gjenetik, të quajtur ndryshe ARN mund të parashikohet nëse femra do të ketë apo jo një lindje të parakohshme.

Për të kuptuar se si ndryshonin nivelet e ARN-së, hulumtuesit testuan gjakun e femrave shtatëzanë javë pas jave për të parë ndryshimin dhe për të parashikuar nëse do të ketë apo jo një lindje të parakohshme.

Në këtë testim eksperimental ku ishin të përfshira 38 femra, ky test gjaku rezultoi i saktë 45% të rasteve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas