Sociale

Lindita Nikolla: Nga 1 shtatori nxënësit pa celularë në shkolla…

Fillimi i vitit të ri shkollor do bëjë që nxënësit shqiptarë të mos kenë aspak dallim nga bashkëmoshatarët e tyre francezë, të cilëve iu është ndaluar me ligj përdorimi i telefonave në shkollë.

Urdhri i ministres së Arsimit përmbush dëshirën e prindërve të cilët janë të shqetësuar se fëmijët po bien nga mësimet pasi shpërqendrohen nga përdorimi i smartfonëve.



Urdhri vlen edhe për mësuesit, të cilët duhet t’u japin një shembull të mirë për nxënësit, ndërsa këta të fundit për mikrofonin e News24 shprehen dakord me masën shtrënguese për sa kohë telefonin e përdorin edhe jashtë ambienteve të shkollës.

Koha e madhe e shpenzuar në telefon, po shqetëson prindërit edhe për një tjetër aspekt…fëmijët e tyre po bëhen çdo ditë e më shumë antisocial.

Përdorimi i teknologjisë po bëhet gjithnjë e me shqetësues në vendin tonë, pasi me kalimin e kohës është ulur edhe mosha se kur një fëmijë duhet të pajiset me aparat celular.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas