Mapo Format

Instituti PASHKO fillon ‘NEW MEDIA TRENDS- WORKSHOP’, studentët e komunikimit ‘intervistojnë’ drejtuesen e OPEN, Eni Vasili

Është e natyrshme që komunikimi ka pësuar një zhvillim të caktuar gjatë gjithë historisë. Zhvillimet teknologjike të viteve të fundit, të tilla si interneti apo smartphone-ët, kanë ndikuar dukshëm në përditshmërinë tonë.

Rrjedhimisht këto ndryshime vërehen edhe në media, në mënyrën e funksionimit të saj dhe zhvillimit.



Pikërisht për të diskutuar në lidhje me këto trende të reja, Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Europian të Tiranës ka organizuar workshop-in me temë “New trends in media” ku të pranishëm ishin studentë nga universitete të ndryshme.

Në workshop pjesëmarrësit kanë patur mundësinë të mësojnë nga lektorët e ftuar më tepër në lidhje me zhvillimet më të fundit të mënyrës se si media funksionon sot, cilat janë prirjet e saj për zhvillim dhe si të kuptojmë më mirë këtë ‘epokë’ të re komunikimi.

Dr. Irena Myzeqari, lektore në Universitetin Europian të Tiranës, në departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, ka ndarë me të pranishmit një sërë këshillash për optimizimin e përdorimit të mediave sociale.

Ndërkohë redaktori i MAPO.al, Enton Palushi diskutoi në lidhje me aktualitetin e gazetarisë sot veçanërisht, prezencës së medias online.

I ftuar për të mbajtur një leksion në këtë workshop ishte edhe pedagogu Dr. Erlis Çela, përgjegjës I Departamentit të Komunikimit në universitetin Bedër. Ai shpjegoi për studentët rëndësinë që ka qasja kritike ndaj mediave sociale.

E ftuara e veçantë e këtij workshopi ishte gazetarja e mirënjohur Eni Vasili, kundrejt së cilës studentët patën mundësinë të zhvillonin një intervistë kolektive në lidhje me rrugëtimin e saj personal dhe profesional.

<
>
41469681_2382854421731380_5238818618795360256_o 41491096_2382854078398081_674936277862187008_o 41503604_2382854148398074_3703279123695665152_o 41514554_2382854851731337_3907287677958881280_o 41517451_2382854315064724_5673624954470400000_o 41546093_2382854558398033_3031333753684230144_o 41672007_2382854491731373_7433764460029804544_o
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas