Kronika, Kryesore

Lihet në burg Edmond Bego, biznesmeni shqiptar i arrestuar në Greqi

Lihet në burg biznesmeni shqiptar 48 vjecar Edmond Bego. Gjykata në Greqi ka vendosur që 48 vjecari Bego do të qëndrojë në burg deri sa ndaj tij të ketë një kërkesë zyrtare nga vendi fqinj Italia për ekstradim.

Edmond Bego, biznesmeni shqiptar që u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, është arrestuar për llogari të shtetit Italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë).



Sipas policisë greke në momentin e ndalimit, 48 vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Për të njëjtën cështje që policia greke arrestoi biznesmenin, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe nën emrin Manoli Bega.

Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet.

Në njoftimin e policisë 9 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Gjithashtu në njoftimin e policisë së dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatw kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës Italiane Bego ishte dënuar në Torino në vitin 2008 me 13 vite burg për akuza të rënda. Por edhe pse në Itali ishte dënuar me 13 vite burg, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas