Politika

Ligji i magjistraturës, PD: Rama po zhbën Reformën në Drejtësi, po kthehet tek institucionet e kalbura

Partia Demokratike ka dalë me një tjetër deklaratë për shtyp kundër ligjit të magjistraturës që qeveria kërkon të votohet në parlament.

Sipas deputetit Gazment Bardhi, Rama po zhbën reformën në drejtësi dhe nëpërmjet këtij ligji po kthehet prapa tek institucionet e kalbura të Drejtësisë.



Bardhi në deklaratë tha se këtë Rama e bën për t’u mos hetuar për lidhjet me krimin as ai dhe as bashkëpunëtorët e tij.

“Edi Rama po zhbën reformën në Drejtësi, ky ligj është kthim mbrapa në isnstitucionet e kalbura të Drejtësisë.

Ky ligj nuk është për studentët. Rikthimi i Ramës tek këto institucione, pengon këshillin e lartë gjyqësore dhe prokurorisë që luftojnë korrupsionin.

E bën këtë që mos hetohet për lidhjet me krimin e organizuar të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Që Xhafaj, Tahiri etj t’i shpëtojnë drejtësisë. Përdorimi politik i Vettingut po rrënon besimin e shqiptarëve në drejtësi.

Vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Me Vettingun e kapur politikisht nuk mund të pastrohet pallati i Drejtësisë,” tha Rama.

 

PasPara

3 komente

  1. O Gazmend si ma shpjegon qe u zhduket nga parlamenti kur erdhi koha qe te votonit paketen e ligjeve te reformes ne drejtesi dhe sot dilni pa piken e turpit dhe thoni qe po e bllokon ai tjetri?

  2. O shoku Bardhi votoni ligjin per magjistraturen se jeni ju qe po bllokoni reformen dhe kete e di i madh edhe i vogel.

  3. Reformen po e bllokon Plakushi dhe Lulushi se e din shume mire qe nqs zbatohet reforma ora fillon te numeroj mbrapsht per ta. Per te mbrojtur veten e tyre dalin nga salla dhe nuk votojn asnje ligj te reformes po fajin e kemi vet ne qe nuk vijm tju kapim me shpulla se paguheni nga leket tona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas