Politika

Ligji elektoral, Bushati: Opozita, rrota e dytë e biçikletës që bën procesin të ecë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në aktivitetin “Hapat e radhës të Shqipërisë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të BE. Pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij z. Bushati tha se në korrik do të kemi mundësi të fillojmë procesin e punës analitike, që do të nisë fillimisht me kapitujt 23 dhe 24, të lidhur me lirinë, drejtësinë,sigurinë dhe të drejtat e njeriut. “Besoj se një vit kohë do të jetë mjaftueshëm si për ne dhe për fqinjin tonë, për të filluar punën përgatitore, në mënyrë që të fillojë zyrtarisht procesi i bisedimit për anëtarësim”



Ministri Bushati foli dhe për ligjin elektoral, ku një nga konkluzionet e Këshillit flet për mbajtjen në vëmendje dhe adresim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ky mision ka hartuar një dekalog, dhe ka një komision bipartizan të ngritur në Kuvendin e Shqipërisë tha më tej Bushati, duke shtuar se është i gjithë vullneti i maxhorancës për këtë proces.

“Por jemi vetëm njëra rrotë e biçikletës, sepse biçikleta ka dy rrota në këtë drejtim. Duhet dhe rrota tjetër, që është opozita dhe nuk duhet humbur kohë”, tha z. Bushati.

Ministri shtoi se të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR qoftë për depolitizimin e administrimit të procesit zgjedhor që është rekomandimi më i rëndësishëm, por dhe të tjerat, duhen përkthyer në nisma konkrete legjislative.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Felckenstein, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ambasadorë të vendeve të tjera, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputetë etj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas