ShowBiz

Lidhja me Krenarin… ja çfarë thotë Luana Vjollca për jetën e saj private

Moderatorja dhe këngëtarja më e komentuar në showbizin shqiptar, Luana Vjollca është e ftuar mbrëmjen e sotme për herë të parë në “Xing me Ermalin” duke ardhur kështu për herë të parë edhe në “TV Klan”.

Duke qenë se Luana gjatë gjithë karrierës së saj është komentuar shumë për jetën private e sidomos vitet e fundit për lidhjen me Krenar Çoçajn, ajo ka zgjedhur të flasë sot në Xing.



“Unë jetën private dua ta mbaj sa më shumë të tillë me fanatizëm e mbaj hermetike. Unë e kuptoj që jam personazh publik dhe lajmet do vazhdojnë, por kam shumë dëshirë ta kem private. Megjithatë meqënëse po diskutohet kaq shumë unë…”,- u shpreh Luana dhe vazhdoi të flasë.

Mirëpo për shkak të një problem teknik zëri i saj nuk u transmetua, ndonëse nga veprimet e Luanës shihej se ajo po fliste me shumë passion për lidhjen e dashurisë.

“Deri këtu ke arritur?”,- e pyeti Ermali i habitur duke i lënë të gjithë kuriozë së çfarë tha Luana.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas