KMR

Lidhin dhe varin të moshuarin? Çfarë fshihet pas videos që po përhapet me shpejtësi në rrjet…

Një video është duke qarkulluar sëfundmi në rrjetet sociale dhe në të duken dy djem të rinj, të cilët lidhin dhe varin një të moshuar në eskavator.

Pikë së pari, duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe personat që shikojnë këtë video, se bëhet fjalë për një ngjarje të vjetër, e cila daton në shkurt të vitit 2014. Situata e paraqitur ka ndodhur  në qytetin e Beratit dhe të rinjtë që torturojnë të moshuarin kanë marrë dënimin e duhur, pasi çështja ka kaluar në gjykatë, pas publikimit të videos në redaksinë e “JOQ”.



Në atë periudhë policia ka bërë me dije se personi që është lidhur dhe varur është 62-vjeçari K.Tafa, banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Personi kryesor që e ka lidhur K.Tafën me litar dhe që sipas të dhënave ka pasur idenë e videos është Neritan Veis Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Berat.

Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa dhe janë djemtë e Neritan Tafës. Që të tre këta persona kanë lidhje fisnore me 62-vjeçarin K.Tafa.

Sipas policisë, autorët janë të afërmit e personit që varnin dhe në komunikimet e para kanë deklaruar se ishin duke bërë shaka. Policia pritet të marrë në pyetje edhe personin që lidhej për të sqaruar plotësisht ngjarjen, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse dy autorët janë vënën nën akuzë.

Filmimet, 4.46 minuta janë bërë me celular nga vetë të rinjtë, të cilët këto veprime skandaloze duket se i bëjnë për argëtim.

“Kjo nuk është shaka. Kjo nuk është shaka”, përsërit shpesh i moshuari, ndërsa i kërkojnë llogari se pse “i ka sharë”.

Kjo video, siç është publikuar më pas sërish nga “JOQ”, ishte thjesht një shaka mes nipave dhe xhaxhait.

Shikojeni vet më poshtë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas