Bota

Lideri i talebanëve në Afganistan: S’ka paqe përderisa vendi është pushtuar nga të huajt

Lideri i talebanëve në Afganistan, tha se nuk mund të ketë paqë në shtet, përderisa vazhdon “pushtimi” nga të huajt.

Në një deklaratë të shtunën, Mullah Haibatullah Akhundzada ka përsëritur se talebanët mbetën të përkushtuar ndaj “qëllimeve islamike” dhe sovranitetit të Afganistanit.



Akhundzada tha se grupi insiston për bisedime direkte me Amerikën për t’i dhënë fund luftës.

Talebanët kanë kontrolluar territorin e Afganistanit viteve të fundit.

Më shumë se 100 forca të sigurisë në Afganistan ishin vrarë nga një ofensivë e talebanëve në qytetin Ghazni. Zyrtarët afganë deklaruan se dhjetëra talebanë u vranë gjatë luftimeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas