Rajoni

Liderët e Kosovës ia mbledhin Thaçit: Në Bruksel me Vuçiç mos diskuto shkëmbim territoresh!







               Publikuar në : 10:52 - 30/08/18 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit të palajmëruar me Presidentin Hashim Thaçi, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe zv.kryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, ka thënë se janë pajtuar që në Bruksel të mos diskutohet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.


Takimi i krerëve të shtetit, njofton gazeta Express, është mbajtur në Kuvendin e Kosovës, mëngjesin e sotëm në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Arsyet dhe temat e këtij takimi të liderëve institucionalë të orëve të mëngjesit nuk u bënë të ditura për media.

Këta zyrtarë para pak javësh kanë qenë në delegacioni që përfaqësoi Kosovën në Bruksel.

Image

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas