Kryesore, Politika

Libra falas për klasat fillore, PD sulmon Ramën: Programin që na vodhe zbatoje të plotë

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një deklaratë nga selia blu akuzoi qeverinë ‘Rama’ lidhur me nismën e kësaj të fundit për tekstet falas për arsimin fillor. Sipas Vokshit ky ishte program i PD që u vodh nga qeveria, ndërsa me ironi i sugjeroi Ramës që të zbatojë atë të plotë.

Po ashtu ajo në emër të PD-së tha se Rama dhe ministrja Lindita Nikolla duhet të flasë për 130 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat.



“Nuk ju thonë prindërve se pse nuk e realizojnë zgjidhjen tonë për tekste falas për të gjithë nxënësit. Duke kopjuar keq dhe duke sulmuar opozitën, Rama dhe Nikolla si shpëtojnë dot shkatërrimit të shkollave. Ata nuk kanë thënë asgjë për 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat. Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve se pse po mbyllen shkolla”, tha Vokshi.

PasPara

1 koment

  1. Patentat e kohes kaluar jane ndoshta tekstet alternative ,,, apo diplomat 300 euro copa . Nje nga arsyet e zhvleftesimit te shkolles ishin diplomat e shitblera , ku te “diplomuarit ” gjenin pune ne zyrat e shtetit, se privatit natyrisht qe nuk i duheshin. . Po ka patur basha edhe nje patente qe do tu jepte buke falas nxenesve ne shkolla ..,, aq rroga u jepte prinderve dhe do ti kompesonte me buke te falur, por edhe me drita e uje pa leke, edhe me takse page te falur. Keto jane “idete ” e vokshit me shoke qe po ja pervetsokan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas