Kronika

Lezhë/ Plagoset roja e një karburanti gjatë një grabitje me dhunë

Nië tentativë grabitjeje është shënuar në orët e para të mëngjezit të sotëm në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur nga grabitësi roja i karburantit.

Sipas policisë, grabitësi ishte i maskuar dhe është përleshur me rojen e karburantit gjatë tentativës për grabitje, pasi ky i fundit i ka bërë rezistencë. Ai ka mundur që të marrë një sasi parash nga karburanti.



Grabitesi i maskuar kishte edhe një automjet pa targa.

Roja i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë që janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka qenë i vetëm, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë nëse mund të bihet në gjurmët e autorit.

Grabitesi ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe është larguar, por ende nuk është saktësuar edhe vlera që i është marrë pikës së karburantit.

Ngjarja ka ndodhur në një stacion karburanti  ‘Emanuel Gaz’, në rrugën Lezhë-Rile.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të grabitësit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas