Kronika

Lëvizte në qytet me armë zjarri, pranga të riut

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personve me precedentë penale dhe ata të cilët posedojnë armë zjarri pa leje kanë kryer arrestimin e një të riu.

Në pranga ka rënë 17 vjeçari me inicialet S.K banues në Vlorë.



Ai  u kap nga shërbimet policore në lagjen ”Pavarsia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas