Kronika

Lëvizte me automatik me vete, arrestohet 52-vjeçari në Shijak

Policia e Shijakut ka arrestuar një 52-vjecar, pasi është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm me armë zjarri tip automatik me 35 fishekë. Në pranga ka përfunduar Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.

“A.Hushi, në rrugën automobilistike Shijak-Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas