Rajoni

Lëvizja e papritur e Turqisë, dy ushtarakët grekë lirohen nga akuzat dhe kthehen me avionin e kryeministrit

Dy ushtarakët grekë e liruar nga burgu në Turqi, janë kthyer pas mesnate në atdhe, ku janë pritur me nderime zyrtare.

Agelos Mitretodis dhe Dimitris Kuklatzis, mbërritën në Selanik me avionin qeveritar të kryeministrit Tsipras, që ishte dërguar posaçërisht në Edrine.



Dy ushtarakët ishin arrestuar më 1 mars, pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin turk, ndërsa akuzoheshin edhe për tentativë spiunazhi ushtarak.

Ata duhet të paraqiten sërish në gjykatën turke të Edrinesë, atëherë kur do të gjykohet çështja e tyre.

Vendimi për lirimin e tyre ka shkaktuar në Greqi befasim, por edhe kënaqësi.

Kryeministri Aleksis Tsipras e cilësoi lirimin e tyre si një “akt drejtësie”, që do të ndihmojë në forcimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.

Ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos, i telefonoi homologut turk, Hulusi Akar, që e falënderoi dhe e ftoi të vizitojë Greqinë.

Ministria e jashtme greke ia ka dedikuar arritjen e lirimit “përpjekjeve të vazhdueshme të kryeministrit, ministrisë së jashtme dhe shërbimeve të veta diplomatike në Turqi.

“Vendimi i autoriteteve turke është pozitiv dhe do të kontribuojë në marrëdhëniet greko-turke dhe në miqësinë e popujve tanë”, vë në dukje Athina zyrtare. (Ora News)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas