Sport

Levi-lojtarëve: Gabimet le t’i bëjnë të tjerët

Dy fitoret e njëpasnjëshme ajo me Flamurtarin dhe tjetra me Laçin për Kupën e Shqipërisë i ka bërë korçarët të jenë shumë më tepër se të lumtur. Ndërsa ekipi e ka lënë Korçën drejt Durrësit përkohësisht, derisa qyteti t’i kthehet normalitetit në temperatura dhe pa reshje bore. Korçarët janë duke u përgatitur për sfidën e prapambetur të javës së 13-të të kampionatit e cila do të luhej në 24 dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë do të luhet të mërkurën. Por gjërat kanë ndryshuar shumë në kaq pak kohë edhe pas ndëshkimit për ekipin e Pogradecit. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” këtë mesjavë, ndërsa derbi i rajonit të juglindjes do të zhvendoset në arenën e kryeqytetit. Por ndërsa kampionët kërkojnë një tre pikësh, trajneri çek nuk harron të japë këshillat e tij, pasi duket se po i sheh të tijtë shumë më tepër se sa duhet në eufori. Nga frika e ndonjë gabimi që mund t’i kushtonte shtrenjtë punës dhe përgatitjeve të deritanishme ai jep alamin. “Kërkoj nga ana juaj siguri në fushë dhe të mos jeni të vetkënaqur. Ne duhet të kërkojmë shume më tepër dhe të mos gabojmë. Gabimet duhet t’ia lemë të tjerëve, në të kundërt nuk do të realizojmë objektivat tona”, ka thënë për grupin trajneri çek. Ai e ka lëshuar në formën e një ultimatumi porosinë e tij të radhës, ndërkohë që këmbanat e alarmit kanë rënë të forta pas asaj që duket se sheh më nga afër në gjendjen e grupit trajneri. Ekipi ndodhet në Durrës prej shumë ditësh, ndërkohë që të gjithë lojtarët janë shumë më tepër nën vëzhgimin e rreptë të kryepankinës së Skëndebeut. Ai është disi i shqetësuar për ecurinë e grupit, por frika e tij lidhet me euforinë që mund të ketë përfshirë lojtarët që në fakt kanq sjellë brenda një kohe të shkurtër dy fitore të rëndësishme. Sfida me Pogradecin në Tiranë konsiderohet si tepër e vështirë për çekun, i cili jep këshilla për lojtarët që duhet të tregohen tepër aktivë në fushën e lojës dhe të mos lejojnë kundërshtarin të shënojë para tyre. Megjithatë çeku duket se po ndryshon strategji në sjelljen ndaj të tijëve, duke u përpjekur të jetë më pedant në ditët e fundit dhe për ta mbajtur grupin në tonusin e një tjetër fitoreje, që iu nevojitet aq shumë për kampionatin. Sfida po afron dhe korçarët po përgatiten me seriozitetin e duhur, ndonëse janë shumë larg shtëpisësë tyre. Ndërkaq dy lojtarë të ndëshkuar nga kartonat dhe një i dëmtuar do ti mungojnë këtij takimi. Kështu Muzaka dhe Orelesi kanë numrin e mjaftueshëm të kartonave për te qëndruar larg këtij takimi. Githashtu i dëmtuar mbetet ende Ivan Gvozdenoviç që do dhe pak kohë të shkojë drejt rikuperimit të plotë të tij.




PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas